"Ushtria e Serbisë do ta ruajë Luginën"
Ministri i Mbrojtjes i Serbisë Bratislav Gashiq ka deklaruar se Ushtria me të gjitha shërbimet tjera është absolutisht e gatshme që të përgjigjet në të gjitha sfidat e sigurisë.“Ushtria e Serbisë me të gjitha shërbimet e veta është absolutisht e gatshme që të përgjigjet ndaj të gjitha sfidave dhe ndaj çdo kërcënimi të sigurisë së qytetarëve si dhe për ruajtjen e integritetit dhe sovranitetit të vendit”, ka deklaruar Gashiq për “Kurir” lidhur me paralajmërimet e liderëve të Luginës së se do të shpallin krijimin Asociacionit të Komunave shqiptare në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, transmeton Koha.net.
Gazeta e Beogradi “Kurir” ka përkujtuar se të hënën e kësaj jave në takimin e mbajtur në Preshevë, në të cilin kanë marrë pjesë kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Jonuz Musliu, zëvendësi i tij Shukri Imeri dhe kryetarët e komunave Bujanoc e Preshevë, Nagip Arifi dhe Ragmi Mustafa, kanë vendosur që më 12 shtator, të shtunën, të mbajnë mbledhjen e këshilltarëve të këtyre dy komunave dhe të asaj të Medvegjës me qëllim që të shpallin formimin e Asociacionit të Komunave shqiptare në Luginë. /Titulli.com/